Roma dhe Interi ndajnë pikët në ‘Olimpico’

Roma dhe Interi kanë barazuar 2-2 në Olimpico.

Roma dhe Interi luajtën të dielën mbrëma në Olimpico me objektiva të ndryshëm.

Vendasit kërkojnë të ruajnë pozitën e pestë që dërgon në Europa League, kurse Interi t’i bëjë presion Juves për titull – por asnjëherë nuk ia ka dalë t’i marrë pikët e plota, duke u bërë më të vështira objektivat.

Skuadrat i ndanë pikët duke barazuar 2-2.

Interi kaloi i pari në epërsi me golin e De Vrij në minutën e 15’.

Roma më pas përmbysi gjithçka.

Fillimisht, për 1-1 barazoi gjithçka në fund të pjesës së parë, Leonardo Spinazzola.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 57’, Henrikh Mkhitaryan realizoi për të përmbysur gjithçka.

Por, pas disa tentimeve, Interi fitoi penallti dhe në minutën e 88’, Romelu Lukaku e konkretizoi në gol për të shënuar golin e barazimit dhe një pike, pasi 2-2 u mbyllë i gjithë takimi.