modeli i ri

Rolls-Royce sjellë tri modele me ngjyra që nuk i ka përdorur më herët

Të tri modelet e lyera me ngjyra pastel, befasuar të pranishmit në Pebbles Beach

Dukjen luksoze dhe me shumë stil, Roll-Royce e ka zbutur në masë të madhe gjatë këtij, kur në organizimin e Pebbles Beach, solli tri vetura të reja.

Si pjesë e këtij Pastel Colection, janë sjellë tri modele me ngjyra që kjo kompani nuk i ka përdorur më herët, ndërsa dukja e tyre është shumë me stil. Modelet Ghost, Wraith dhe Dawn që ka tavan të hapur, të tria janë me nuanca pasteli.

Në mënyrë që të marrin dukjen e dëshirueshme, punonjësit e Roll-Royce i kanë pastuar për nëntë orë, që të kenë shkëlqimin e duhur.

Këto ngjyra nuk janë zgjedhur rastësisht, pasi ato janë aplikuar që të ngjajnë me lulet e zonës në Menterey, që kanë lulëzuar pas zjarreve, thatësisë dhe reshjeve të pandërprera.

Të interesuarit për blerjen e tyre, duhet të presin edhe një kohë, derisa Rolls-Royce të bëjë të ditur se sa mund të kushtojnë këto modele, që kanë dukej shumë të mirë.

navigate_before
navigate_next
loading…