Rolls-Royce Cullinan është kthyer në një “bishë” SUV anti-plumb, çmimi afër 2 milionë dollarë

Kompania për modifikimin e veturave, Klassen jo vetëm qe e ka zgjatur SUV-in me 1,016mm nga modeli origjinal i tij por e ka kthyer Rollsin në një veturë anti-plumb.

Çmimi fillestar i Cullinan origjinal fillon prej 285 mijë euro e që është SUV më i shtrenjtë që është prodhuar ndonjëherë në botë.

Megjithatë Klassen ka kthyer atë në version limuzine e i kanë vënë një çmim hiq më pak se 1.85 milionë euro.

Çdo model i tij është i prodhuar për specifikat ekzakte të secilit konsumatorë, i cili me shumë gjasa është ndonjë miliarder apo lider botërorë.

Rolls-Royce Cullinan Klassen ka 46mm xhamat anti-plumb si dhe 6.5mm trupin po ashtu anti-plumb nga çeliku.

Kjo bënë që kjo limuzinë ti bëjë ballë granatave të dorës, minave tokësore e armëve automatike.

Ndërsa Klassen nuk ka ofruar ndonjë informatë për interierin e tij duke thënë se Cullinan do të ketë një sistem multimedial të Apple Mac i cili do të kontrollohet nga iPhone.