“Rojet tua nuk do të të shpëtojnë jetën” – Tifozët e Fiorentinës e kërcënojnë sulmuesin serb që po kalon te Juventusi

Talenti serb, Dushan Vlahoviq raportohet të jetë shumë afër transferimit te Juventusi.

Sulmuesi i ri thuhet se ka arritur marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” për t’u transferuar nga Fiorentina, njoftojnë mediat italiane.

E tifozët e kësaj të fundit kanë reaguar ashpër nga talentit serb që pritet t’ua kthejë shpinën me kalimin te klubi tjetër i Serie A.

Disa mesazhe kërcënuese të vendosura nga tifozët e Fiorentinës janë parë afër stadiumit.

“Respekti nuk fitohet me gola, o kurrizo m**i. Rojet e tua nuk do të të shpëtojnë jetën”, shkruhet në disa mesazhe të vendosura afër stadiumit.

Në garë për reprezentuesi serb ishte edhe Arsenali e disa skuadra të tjera. /Demokracia.com/