Ambasadori gjerman

Rohde për arritjen e ujdisë mes KEDS-it dhe Elektroseverit: Tani kemi nevojë për zbatim pa vonesa

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së KEDS-it dhe Eletroseverit.

Rohde me anë të një postimi në platformën X ka thënë se tani duhet të ketë zbatim pa vonesa.

“Vërtet lajm i mirë, tani kemi nevojë për zbatim të qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme!”, shkroi Rohde.

Përndryshe, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur nënshkrimin  kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever.

BE-ja me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit për Energjinë.