Rezultatet e dobëta

Rodriguez i del në mbrojtje Gattusos

Gennaro Gattuso pas ndeshjes së humbur ndaj Betisit në Europa League tha se duhet të rishikohet e ardhmja e tij, por Ricardo Rodriguez zbulon se i gjithë ekipi është me të.

Pasi u mposht në derbi kundër Interit me golin e Muaro Icardit në minutat e fundit, Milani pësoi një tjetër humbje, kësaj rradhe në shtëpi 1-2 përballë Betisit në Europa League.

Gattuso tha se pozitat e tij te Milani duhet të rishikohen pas këtyre dy disfatave rresht, përkundër se paraprakisht ishte në seri prej 8 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet.

“Ne i humbëm dy ndeshje dhe jemi të nervozuar. Por për të dalur nga kjo situatë duhet të mbetemi të qetë dhe të fokusuar. Jemi në rregull me Gattuson. Tani përballemi me Sampdorian dhe duhet të dëshmojmë se jemi të fortë”, deklaroi Rodriguez për Sky Sport.

Milani rradhitet në pozitën e 12-të në Serie A me 6 pikë prapa pozitës së fundit që dërgon në Champions League, gjersa “rosonerët” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.