Robin Krasniqi humb titullin e IBO, Boser fiton me vendim të ndarë pas 12 raundesh

Dominic Boesel ka arritur t’i hakmirret boksierit Haxhi Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO.

Dominic Boesel e nisi mjaft mirë duelin duke fituar raundet e para.

Por, në raundet e fundit, Haxhi Krasniqi mori dominimin në duel dhe tregoi se pse ishte kampion bote në atë divizion.

Por, kjo nuk mjaftoi, pasi gjyqtarët vendosën për fitoren e Boesel.

Gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e gjermanit.