Këngëtari

Roberti i shprehu dashurinë banores së Ferma VIP, partnerja e tij jashtë merr vendimin

Robert Berisha zbuloi kohë më parë se është në një lidhje me bukuroshen Ana Skrel. Dyshja postonte shpesh foto në rrjetet sociale ku shiheshin krah njëri-tjetrit.

Mirëpo pavarësisht se është në një lidhje jashtë, Roberti është parë duke flirtuar me vajzat e “Ferma VIP”, ndërsa së fundmi i dedikoi edhe një letër dashurie Diteas.

Mirëpo si i ka pritur këto veprime partnerja e Robertit, Ana?

Ajo ka nxitur dyshimet se mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me Robertin, pa dijeninë e këtij të fundit, pasi në asnjë moment nuk e ka publikuar në InstaStory, si për të shprehur mbështetjen e saj.