Mbledhja e jashtëzakonshme

Robert Kovac rrezikon shkarkimin nga Bayerni

Bayerni është në udhëkryq dhe mund të ketë të reja të rëndësishme nga konferenca për shtyp e programuar krejt papritur për të premten paradite.

Presioni sa vjen e shtohet mbi trajnerin Niko Kovac dhe diçka po ndodh, përderisa presidenti Uli Hoeness, shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic janë mbeledhur për të dalë para gazetarëve.

Tre drejtuesit më të lartë të Bayernit nuk dalin shpesh të gjithë bashkë para mediave, ndaj duket se mund të jetë momenti për t’u ndarë nga Kovac.

Në Gjermani po flitet gjithnjë e më shumë se drejtimin do ta marrë Arsene Wenger, i cili këtë javë ka deklaruar se dëshiron të kthehet në punë, pas largimit nga Arsenali këtë verë.

Bayerni është për momentin i gjashti në Bundesligë, 4 pikë pas Dortmundit kryesues, ndërsa Niko Kovac rrezikon shumë, sepse fitorja mungon prej 4 ndeshjesh dhe niveli i lojës ka pasur një rënie graduale në krahasim me sezonin e shkuar.

Në 11 ndeshje Kovac ka fituar 7, por kalendari ka qenë i lehtë dhe humbje si ajo e fundit, ndaj Gladbach, kanë krijuar idenë se skuadra bavareze është në vështirësi të mëdha.