Robert Berisha: Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet, ju pafsha të gjithëve duke qeshur kështu si unë

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai në fund të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, vendosi të publikojë një fotografi për ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, ku shihej mjaft i buzëqeshur.

Në mbishkrimin e saj, ai iu uroi agjërim të pranuar të gjithë fansave, ndërsa shtoi se uron ta shohë secilin të buzëqeshur, ashtu siç është vet.

“Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet, ju pafsha të gjithëve tu keshë kështu si unë”, shkroi Berisha.