Bayern Munchen po përgatitet për një revolucion total në verë.
Dy nga legjendat e klubit që do të largohen në fund të sezonit janë Franck Ribery dhe Arjen Robben. Drejtuesit kanë vendosur që të mos rinovojnë me asnjërin prej tyre, ndërsa e ardhmja e holandezit e francezit është në pikëpyetje.
Robben foli për “Bild” dhe tregoi qëllimet që i ka vendosur vetes deri në fund të sezonit. “Sigurisht që unë do bëj diferencën. Nuk dua të tregohem arrogant, por po punoj që ta bëj diçka të tillë. Unë jap gjithmonë më të mirën kur jam në fushë, kjo do të thotë se dhe mund të shënosh gol dhe mund të japësh asiste. Kjo është arsyeja që jam këtu”, – shprehet 35-vjeçari.
Trajneri Niko Kovac e aktivizoi në fitoren 3-1 ndaj Hannoverit 96. Holandezi fluturues u kthye nga dëmtimi dhe mori minutat e tij të para që pas lëndimit. Ai me shumë mundësi do të zhvendosë karrierën e tij në Kanada te Toronto FC, ose do të rikthehet në shtetin e lindjes te ish klubi i tij i Groningen ose PSV.







