Anësori holandez

Robben e përfundon vitin 2018 pas lëndimit në kofshë

Bayerni nuk do të rrezikojë me Arjen Robbenin për 3 ndeshjet e mbetura të këtij viti, teksa synohet që holandezi të jetë i gatshëm në fillm të vitit të ardhshëm.

Robben nuk është aktivizuar në asnjërën prej 3 ndeshjeve të fundit të bavarezëve, kundër Ajaxit, Werderit dhe Nurnebergut, ndërsa trajneri Robert Kovac ka konfirmuar se 35 vjeçari ndjen një shqetësim në kofshë.

“Robben nuk do të luajë më gjatë këtij viti, fokusi është që të rikthehet me 4 janar. Doktorët i kanë bërë kontrollet e tyre dhe nuk ka asnjë kuptim të rrezikojmë për një lëndim edhe më serioz”, zbuloi Kovac.

Bayerni brenda 8 ditëve do t’i zhvillojë 3 ndeshje në Bundesliga ndaj kundërshtarëve problematik si Hannoveri, Leipzigu dhe Eintracht Frankfurti, ndërsa trajneri kroat nuk e ka vendosur ende kush do të jetë startues në këto sfida.

“Kemi një ditë më pak për të përgatitur ndeshjen e fundjavës pas asaj me Ajaxin të mërkurën. Do të vendosi për formacionin pas stërvitjes së fundit, duhet të mos harrojmë se i kemi 3 ndeshje në 8 ditë”, përfundoi Kovac.