Sulmuesi i Kosovës dhe i skuadrës turke Rizespor, Vedat Muriqi, po kalon një sezon ëndrrash këtë vit.
Paraqitjet e tij kanë bërë që një numër i madh klubesh të vihen pas tij, ku emri më i nxehtë është Fenerbahçe. Madje, për këta të fundit, shumë media kanë raportuar se Muriqi është shumë afër transferimit.
Këtë e ka mohuar kategorikisht klubi i Rizespor, të cilët kanë dalur me një komunikatë zyrtare, në të cilën shkruan:
“Futbollisti ynë, Vedat Muriqi mendon se lajmet e rrjeshme që e lidhin me një transferim te ndonjë skuadër tjetër bëhen me qëllim, dhe ne kemi shqetësime për problemet që mund t’i shkaktohen në mungesën e motivimit.
“Lajmet që kanë qarkulluar prej ditësh në lidhje me futbollistin tonë Vedat Muriqin janë tërësisht të pa vërteta.
“Kur po afrohet fundi i sezonit dhe secila pikë është e rëndësishme, mund të sigurojmë se nuk ka pasur asnjë takim për largimin e Muriqit, i cili ka kontratë me klubin tonë deri në vitin 2020. Teksa nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë që dëshirojmë të bashkëpunojmë edhe për shumë vite tjera me Muriqin”, shkruhet në komunikatën e Rizesporit.







