River Plate tash refuzon të luajë në stadium të Real Madridit
Klubi Argjentinas ka dalë me një deklaratë zyrtare duke refuzuar që të luajë në finalen e dytë kundër Boca Juniors në stadiumin “Santiago Bernabeu” në kuadër të Kupës Libertadores.
“River Plate nuk e pranon ndryshimin e vendtakimit të finales. Ky vendim prek të gjithë ata që kanë blerë biletat”, shkruan deklarate klubit.
Federata e futbollit argjentinas në krye me Conmebol vendosi që finalja e dytë të zhvendoset në Madrid, në stadiumin e Real Madridit “Santiago Bernabeu”.
Ndesha pritej të zhvillohej në stadiumin e River Plate, mirëpo u anulua dy herë për shkak të incidenteve që ndodhën, tifozët e sulmuan me gjësende autobusin e klubit të Boca Juniors.