Rivarroset trupi i 39-vjeçares që vdiq nga koronavirusi, nuk dihen rezultatet e autopsisë

Trupi i pajetë i 39-vjeçares nga fshati Llugë e komunës së Istogut, është rivarrosur sot, një ditë pasi ajo u zhvarrosë me kërkesë të familjarëve të saj. Ndërkohë rezultatet e autopsisë ende nuk janë bërë të ditura.

Trupi i viktimës u zhvarros pasi familjarët e saj dyshonin se vdekja e 39-vjeçares nuk erdhi si pasojë Covid-19.

Kjo është konfirmaur Drejtori për Shëndetësi në Istog Mujë Osmanaj.

Osmanaj i tha lajmit se ende nuk dihen rezultatet e autopsisë.

“Sot është rivarrosur trupi i 39-vjeçarës. Ne nuk i kemi ende rezultatet e autopsisë, jemi duke i pritur”, ka thënë Osmanaj.

Kujtojmë se 39-vjeçarja ishte transferuar me urgjencë nga Spitali i Pejës për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi që kishte probleme shëndetësore.

E njëjta ishte pranuar me urgjencë në Klinikën Emergjente të QKUK-së nga kirurgët abdominal dhe pasi që ka përfunduar operacioni të njëjtës i është bërë testi për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.