Rivarrosen 10 dëshmorë në Skënderaj

Në komunën e Drenasit sot janë rivarrosur 10 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjatë luftës sonë çlirimtare kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën, për lirinë e Kosovës.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Ditë e rëndë sot për Drenicën, me rastin e rivarrimit të 10 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjatë luftës sonë çlirimtare kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën, për lirinë e Kosovës.

Dëshmorët e kombit Driton Ibrahimi, Kadri Mehmeti, Xhevxhet Maliqi, Ejup Behrami, Sokol Rama, Fadil Seferi,
Fadil Selmani, Gëzim Ferizi, Afrim Gashi, Ilmi Aliu, nga sot u bashkuan përfundimisht me shokët e tyre dëshmorë, që nuk i ndau as jeta as vdekja, për të pushuar të qetë në këtë pjesë të tokës së Kosovës, që aq shumë e deshën.
Lavdi ju qoftë!
SL