Rita vë në pah figurën trupore e veshur me fustan të kuq të shkurtër

Shqiptarja e famshme, Rita Ora, krahas suksesit të madh në skenën muzikore, është e njohur edhe për dukjen e saj atraktive.

Vënia në pah e figurës trupore është e rëndomtë për 28-vjeçaren, e cila edhe në performancat skenike apo në evenimentet e ndryshme, kujdeset që të tërheqë vëmendje.

Të njëjtën gjë ajo e bën edhe në rrjetet sociale, ku shpërndan fotografi që vënë në pah hiret e bukuroshes së popullarizuar.

Gjatë të hënës, këngëtarja ka pozuar e veshur me një fustan të kuq që ekspozonte shumë nga fiziku i saj, ndërsa ka zgjedhur çizme të gjata për t’i kombinuar me këtë veshje.

Vetëm për disa minuta, fotografi që ia thekson linjat trupore, ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.

https://www.instagram.com/p/B34FBuIDL9_/

loading…