Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, aktualisht po shijon një udhëtim të zgjatur pune në Sydney, ku po shërben si mentore në sezonin më të ri të “The Voice Australia”.

Nga atje, Rita Ora ka sjell fotografi nga më të ndryshmet për të cilat është komentuar gjërë e gjatë.

Me një fustan të zi e të hapur mjaft shumë, Rita arriti të marrë vëmendjen e të gjithëve por komenti i nënës së saj, Verës, ishte epik.

“Zemra, bre peni i hollë”, shkroi ajo në komentin e saj.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë, që Vera Sahatçiu komenton në fotot e Ritës fjalë të tilla.