Kosovarja

Rita Ora, femra me më së shumti këngë në Top 10 në Britani

Këngëtarja Rita Ora është bërë artistja e parë në Britani të Madhe me më së shumti kënë në Top 10 të “Official UK Chart”.

Me këngën e saj më të re “Let You Love Me” këngëtarja shqiptare hyn në Top 10 për herë të 13, transmeton Koha.net. E kënga e re e saj aktualisht është në vendin e gjashtë në Top 40.

Ajo me këtë rast ka tejkaluar Shirley Bassey e Petula Clark.

“Jam kaq mirënjohëse dhe e nderuar, kjo është çmenduri, s’mund ta them me fjalë se çfarë do të thotë kjo për mua. Vërtet e çmoj mbështetjen e secilit”, ka thënë Ora me këtë rast.