Rinumërohen 60% e vendvotimeve!

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate deri sot janë rinumëruar 60% e vendvotimeve për të cilat vendosi PZAP-ja.

Deri tani janë rinumëruar 840 vendvotime, shkruan Indeksonline.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Indeksonline.

Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.

Në përgjithsi, nga totali i vendovotimeve janë rinumëruar 840 vendvotime.

“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime. Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%”, ka bërë të ditur Elezi.

Ky proces pritet që të zgjasë deri javën e ardhshme.