Rinumërimi i 56% të vendvotimeve nxjerr mospërputhje në listën e PDK-së.
Nga 914 vendvotime që kanë shkuar në rinumërim, deri tani janë numëruar rreth 56 për qind e tyre. Sipas të dhënave paraprake, në listën e PDK-së po vërehen mospërputhje të theksuara në numrin e votave për disa kandidatë, çka ka ngritur shqetësime për manipulim të mundshëm gjatë procesit fillestar të numërimit.
Sipas rezultateve të deritanishme të rinumërimit, kandidati Fetah Paçari rezulton me rreth 6 mijë vota më pak krahasuar me numërimin fillestar. Po ashtu, Nait Hasani ka humbur rreth 3,400 vota, Kujtim Gashi afro 2,400 vota, ndërsa Enver Hoxhaj mbi 1 mijë vota.
Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të jenë vendimtare për të sqaruar shkallën e këtyre mospërputhjeve dhe ndikimin e tyre në renditjen e kandidatëve. Institucionet përgjegjëse ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar për shkaqet e këtyre dallimeve, ndërkohë që pritet reagim edhe nga subjektet politike të përfshira. /Ballkani.info/








