Rinumërimi nxjerrë në pah gabimet, në një vendvotim në Lipjan Nisma është dëmtuar për 28 vota

Procesi i rinumërimit të kutive të votimit po nxjerrë në pah gabimet që kanë bërë komisionerët në bartjen e të dhënave në formulare (FPR).

Rasti i fundit që konfirmon këtë është një vendvotim në komunën e Lipjanit, ku Nismës Socialdemokrate është dëmtuar për 28 vota.

Fillimisht në këtë vendvotim, Nismës në formular i ishin shkruar zero vota, ndërsa pas rinumërimit në figurojnë 28 vota.

Bëhet fjalë për vendvotimin me numër 1324E/01R në Lipjan.

Ky nuk është rasti i vetëm ku janë bërë gabime të mëdha në bartjen e të dhënave në formular.Një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka prezantuar dokumente ku Nisma është dëmtuar për 131 vota, ndërsa pas rinumërimit, ky gabim është përmirësuar duke i regjistruar këto vota.

Janë disa subjekte politikë, kandidatë për deputetë të cilët po kërkojnë rinumërim të votave duke parë defektin në formular, si dhe gabimet që janë bërë në bartjen e të dhënave.

Deri tash KQZ ka marrë vendim për rinumërim të pak më shumë së 800 kutive.

loading…