“Rinori tentoi të ma anulojë koncertin, menaxheri i klabit: Merre Taynën shtine turrshi”

Po vazhdon me deklarata të forta.

Këngëtarja Arta Memedi në emisionin “Thumb” ka treguar se që nga koha kur ndaloi bashkëpunimin me menaxherin Rinor
Hykolli ka pasur bllokime nga ana e tij, shkruan Ballkani.info.

Ajo ka thënë se ishte prezente kur kishte një koncert në Vjenë dhe Rinori ka thirrur menaxherin e klubit të natës ku Arta kishte për të kënduar, për t’ia anuluar këtë mbrëmje muzikore pasi përndryshe nuk do e çonte Taynën kurrë në këtë klab.

Sipas Artës, reagimi i menaxherit ka qenë interesant kur Rinorit i ka thënë “Merre Taynën shtine turrshi se nuk pom duhet ajo kur kam plot artistë tjerë”./Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=qvjTE_3F0-c