LDK

Rinia e LDK-së ndezën qirinj për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë: Është shuar shpresa për jetë të mirë

Forumi i Rinisë së LDK-së kanë ndezur qirinjë për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu, i cili u vra ditë më parë në Podujevë.

Sipas rinisë së LDK-së, nga kjo ngjarje makabre “është rrezikuar siguria e të rinjve, është shuar shpresa për jetë të mirë”.

“Të rinjve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë”, ka thënë kryetari i Forumit të Rinisë, Paris Guri.

VIDEO BONUS: QKMF-të të ngarkuara me pacientë për shkak të gripit, pak staf e shumë punë