Rina rikthehet në Instagram

Asaj ia morën Instagramin me 500 mijë ndjekës.

Kështu, më shumë se një muaj larg rrjeteve sociale, Rina Balaj vendosi që të rikthehet në Instagram me një llogari të re.

Ndonëse u nisën edhe peticione për rikthimin e llogarisë së saj të vjetër – mirëpo sipas Met Elshanit ishte nën pronësinë e kompanisë muzikore “On Records”, nga e cila Rina Balaj u largua.

Tani ajo rikthehet me një llogari të re, me emër të përdoruesit @isyourgirlrina. Në postimin e saj të parë në llogarinë e re shkruan: “Instagram i ri. A ju mungova?”

https://www.instagram.com/p/B5IPqFgpfi0/?utm_source=ig_embed