Rina Balaj shfaqet provokuese në fotosesionin e ri, ndërsa tregon ndryshimin në pamje

Rap-artistja shqiptare, Rina Balaj, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo vetëm në Instagram numëron 368 mijë ndjekës, për të cilët publikon postime të llojllojshme.

Bukuroshja së fundmi ka prezantuar ndryshimin e ri në dukje, nga flokë kuqe në ngjyrë kafe.

Foto: Instagram

E njëjta po ashtu ka pozuar me një kostum të shkurtër mëndafshi, i cili është i kombinuar me disa rripa ngjyrë argjendi.

Komplimentet gjithashtu kanë qenë të shumta nga miqtë dhe ndjekësit në këtë rrjet social, duke e përgëzuar për këtë transformim.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, “Fullerante” mbetet e fundit që e lansoi rreth një muaj më parë.

Për këtë periudhë të shkurtër, kënga mblodhi mbi dy milionë klikime në YouTube.