Kroaci

Rimac Nevera në garë me një aeroplan “me kokë poshtë” – sfidë se jo mahi!

Vendosja e makinave në garë me aeroplanët nuk është diçka e re dhe një gjë të tillë tanimë ka vendosur të bëjë edhe Rimac duke zhvilluar një garë në Kroaci.

Megjithatë, kompania vendosi të bëjë një kthesë në idenë duke e bërë aeroplanin të fluturojë “me kokë poshtë”, përcjell Telegrafi.

Kjo nuk është e lehtë, kështu që Rimac zgjodhi pilotin slloven Peter Podlunshek, i cili ka fluturuar me aeroplanë aerobatikë që nga viti 1994 dhe ka fituar tetë kampionate kombëtare si dhe ka konkurruar në Kampionatin Botëror Red Bull Air Race.

Ai u përball me drejtuesin kryesor të testimit dhe zhvillimit të Rimac, Miroslav Zrnçeviq, me një Nevera.

Ky i fundit është një nga automjetet elektrike më ekstreme të krijuara ndonjëherë pasi përmban një paketë baterie 120 kWh që fuqizon katër motorë, të cilët prodhojnë një fuqi të kombinuar prej 1,887 kf (1,408 kW/1,914 PS) dhe 1,740 lb-ft (2,360 Nm) çift rrotullues.

Kjo i mundëson modelit të shpejtojë nga 0-60 mph (0-96 km/h) në 1,85 sekonda, 0-180 mph (0-290 km/h) në 9,3 sekonda.

Ndërsa aeroplani kishte përfitimin e një nisjeje me shpejtësi, Nevera u tërhoq shpejt përpara dhe nuk u kthye kurrë pas.

Me përfundimin e garës, Podlunshek vendosi të tregojë aftësitë e tij dhe të kryejë një fluturim në lartësi të ulët me Neverën “në krah të tij”.