Rikthim në 97’? Grabitet depoja e armëve në Shqipëri

Një ngjarje e paprecedentë që të kujton vitin e errët 1997 ka ndodhur këtë të premte në jug të Shqipërisë.

Mësohet se depoja e armëve në bazën ushtarake në Pashaliman është grabitur gjatë natës.

Nga raportimet e para mësohet se në bazën ushtarake shqiptare janë vjedhur një sërë armësh.

Në vendin e rojes ushtari që do duhej të ruante armët nuk ndodhej në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vjedhja. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 5 ushtarakë për ngjarjen e paprecedentë.