Rikthehet grupi Marigona – “Ku Je”, një këngë tejet e bukur qe kthen në kohë

Grupi Marigona është rikthyer me projekt të ri pas shumë kohësh.

Në stil tipik siç njihet grupi, kënga është tejet e bukur, duke begatuar skenën muzikore me këtë krijim të ri.

“Ku Je” shënon rikthimin e Marigonës, me frontmenin Vullnet Sefajën.

Muzika është punuar nga Ilir Tolaj, ndërsa teksti nga Ilir Maqastena.

Fatlum Hajrullahu, Valon Mustafa dhe Lluka Murati janë përkujdesur për videoklipin e këngës.

“Ku Je” është një prej atyre këngëve që i ka munguar skenës muzikore, aq sa nuk munguan edhe komentet pozitive në YouTube.

“Flm që u rikthyet. Suksese”, ka shkruar një adhurues i grupit në YouTube.