Rikthehet COVID-19 në Kinë, numri i rasteve arrinë në 31,527 të infektuar

Kina regjistroi numrin më të madh të rasteve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta të krijuara për të eliminuar virusin.

Ka shpërthime të rasteve në disa qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Pekin dhe qendrën jugore tregtare Guangzhou, shkruan BBC

Të mërkurën, vendi regjistroi 31,527 raste me Covid-19, më së shumti raste prej rreth 28,000 sa ishin regjistruar në prill, kur qyteti i tij më i madh Shangai ishte mbyllur.

Sidoqoftë, vala në rritje e rasteve erdhi disa javë pasi vendi ka qetësuar paksa disa nga kufizimet e tij Covid.