Deklaratat e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo se nesër do të ketë protesta në Veri të Mitrovicës lidhur me taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe, po shihen si deklarata të cilat kanë për qëllim vendosjen në tavolinë të bisedimeve Kosovën dhe Serbinë, shkruan Gazeta Blic.Madje këtë ‘kërcënim’ të ministrit Rikallo, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi e ka quajtur vetëm koment të situatës nga ana e tij. Ndërsa, ka thënë se obligim i Rikallos është që të kryej punët e Qeverisë dhe të kryej detyrat për të cilat edhe është i emëruar.“Demonstratat dhe protestat janë shprehje e kundërshtisë demokratike prandaj ministri vetëm ka komentuar por obligimi I tij është që të punojë në Qeverinë e Kosovës meqë paguhet nga buxheti i Kosovës dhe është i emëruar për të kryer detyrën e vet si ministër” tha Ahmeti për Gazetën Blic.

Kurse, i pyetur se a do ndërmarrë Qeveria ndonjë veprim lidhur me shkarkimin e Rikallos, Ahmeti nuk ka dashur të lëshohet në deklarata të tilla.Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ministrat si Rikallo, nuk kanë punë tjera për të bërë. Shtoi se po të ishte Vetëvendosje atëherë Qeveria do të merrte çdo masë për t’i dalë kundër partisë së tij.“Ata mu qu qohen ata nuk kanë tjetër punë. Unë mendoj që kjo qeveria e jona po të ishte Vetëvendosje do I merrte të gjitha masat të ndalojë cdo protest e ti përgjakë çdo protestues por për të tjetër nuk vepron asgjë. Ajo qashtu është e maruar” tha Kurteshi.

Mirëpo, analisti politik, Taulant Kryeziu deklaratat e ministrit Rikallo po i sheh krejtësisht ndryshe. Ai në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se deklaratat e tilla kanë vetëm një synim e që është tensionimi i situatës dhe ulja në tavolinë e Kosovës me Serbinë.“Mendoj se ky process ka devijuar që prej momentit kur Serbia loboi kundër Kosovës për tu mos u pranuar në Interpol. Unë mendoj që procesi i dialogut në tërësi, në momentin që e ka hapur temën e dialogut për kufijtë, ka devijuar në skenarë të tillë. Ku jo që po kemi vende të cilat po na njohin, por jemi duke pësuar edhe çnjohje nga shetet të ndryshme. Dhe unë mendoj që e gjithë kjo bllokadë që është bërë, qëllimi është që të ulen palët në tavolinë. Do me thënë të tensionohet situata dhe e dimë që mosmarrëveshjet e tilla duhet të zgjidhen vetëm me dialog kështu edhe po tentohet të krijohet një moment për dialog” tha Kryeziu.

Ndryshe, ditën e premte të javës së kaluar serbët e komunave me shumicë serbe kanë protestuar për shkak të futjes së taksës për mallrat serbe.Ndërsa, për nesër është thënë se do të ketë protestë paqësore dhe do të nis në orën 12:00.Igor Simiq nga Lista Serbe iu ka thënë gazetarëve se ka pasur një takim me përfaqësues të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës veriore ku u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës./Gazeta Blic