Rihapen edhe tregjet mobile

Në lehtësimin e masave të reja janë lejuar edhe hapjet e tregjeve mobile në Prishtinë.

Kështu ka lajmëruar kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka njoftuar edhe oraret e tyre.

“Vizitoni e konsumoni prodhimet vendore, ushqehuni shëndetshëm dhe mbështetni fermerët e Prishtinës”, ka shkuar Ahmeti në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Tregu Mobil u rikthye!

Prej kësaj jave do të vazhdojë të ju ofrojë pemë, perime e produkte të freskëta vendore të kultivuara me shumë kujdes e dashuri nga fermerët tanë.

Vizitoni e konsumoni prodhimet vendore, ushqehuni shëndetshëm dhe mbështetni fermerët e Prishtinës.

1. Çdo të Marte në sheshi “Zahir Pajaziti” nga 09.00-17.00
2. Çdo të Mërkure te sheshi “Bill Clinton” Dardani nga 09.00-17.00
3. Çdo të Enjte sheshi “Adem Jashari” platoja e Komunes nga 09.00-17.00.