Reagim

“Ridvan, kur po vjen vaji bre?”, Kastrati: Kurti duhet me u arrestu sot, është koka e krimit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kërkuar arrestimin e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka cituar Ndue Gjinin, i cili gjatë një intervistës me Berat Buzhalën, ka treguar se si Albin Kurti e ka pyetur shpesh Ridvan Muharremin, se kur do të vije vaji.

Sipas tij, Kurti është koka e krimit dhe duhet të arrestohet qysh sot.

“Ndue Gjini tha që Ridvani po thotë se Albini tërë kohën po e pyet: ” Ridvan, kur po vjen vajii bre?”. Kjo i bie që Albini është koka e krimit. KURTI DUHET ME U ARRESTU SOT PASDITE”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në Facebook.