Ridvan Berisha: Albulena Haxhiu dhe “shefi i saj” do të festojë nëse dënohen të akuzuarit në Hagë

Gazetari Ridvan Berisha lidhur me lajmin se ministrja e Drejtësisë do ta publikoj listen e shpenzimeve të akuzuarve në Hagë ka komentuar, duke akuzuar Albulena Haxhiun se do te festojë bashkë me ” shefin e saj” nëse ata dënohen.

Këtë koment Berisha e ka bërë në postimin e ish-këshilltarit të Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, raporton Ballkani.info.

Komenti i plotë i Ridvan Berishes:

Pse çfarë po pret Adil nga ky kontigjent toksik, festë bojnë m’u denu, kjo çfarë po bëjnë në emer të transparences përfaqëson marrëzi e turp, në esencë Albulena Haxhiu me bosin e saj festë bojnë me u denu, ka shku për L, ky habitat, po heshtët nën jorganin e konstruktivitetit edhe varret e vdekjen kanë me ua parashiku para Perendisë, këtyre o i dashur duhet me urgjencë e ua qite stopat e jo oponencen me bo me model profesorësh, puna e juaja sidooqftë. Por e dij një gjo, se kjo doktrinë në emer të transparencës me ndihmën edhe të disa ambasadorve anti UÇK, e cimenton urrjetjen ndërshoqërore, e fsheh paaftesinë me qeverisë dhe me u marrë me brengat reale të vendit përbrenda e në marëdhënie ndërkombtare. Njerëzit ne Hagë e këta lujnë q., në emën të transparencës, ky është sulm direkt, direkt i papërtypshëm.