Ribery e vazhdon karrierën te Fiorentina

Franck Ribery do të jetë futbollist i ri i Fiorentinës.

Franck Ribery është futbollist i Fiorentinës, mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi italian.

“Gazzetta dello Sport” raporton se mesfushori francez ka arritur marrëveshje me klubin “Viola”.

Ish futbollisti i Bayern Munichut do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Fiorentinën.

Kurse, nesër pritet të mbërrijë në Firencë për t’ju nënshtruar testeve mjekësore me klubin e ri. Ribery është futbollist i lirë pas largimit nga Bayern Munich në fund të edicionit të kaluar.

loading…