Rezultati i numërimit të votave për veriun e Shqipërisë deri në orën 07:00

Deri në orën 07:00 të mengjesit të sotëm, të dhënat e raportuara nga KQZ dhe të përpunuara nga Euronews Albania, sa i përket procesit të numërimit të votave, tregojnë se kryesisht në bashkitë e veriut, kryeson Partia Demokratike. 

Në qarkun Shkodër, PD kryeson me 41.89%, PS me 29.4% dhe LSI me 10,36%- kliko këtu për të parë hartën interaktive. 

Edhe në qarkun Kukës deri më tani kryeson PD me 62.34%, kundrejt 35.87% të PS-së dhe LSI 0.12% – kliko këtu për të parë hartën interaktive. 

Ndërsa, në qarkun Dibër kryeson PS me 46.88%, ndërkohë PD ka marrë 41.62% të votave, LSI-ja 7.78%- kliko këtu për të parë hartën interaktive. 

Në qarkun Lezhë ka një kryesim të PD-së me 45.73% ndaj 42.18% të Partisë Socialiste, ndërsa LSI ka marrë 7.79% të votave. -Kliko këtu për të parë hartën interaktive.Popullor në KomunitetAdChoicesSponsored