Instituti PIPOS si pjesë e sondazhit të saj të fundit, ka publikuar edhe një ‘rezultat final’ të zgjedhje të 14 shkurtit.
Fisnik Halimi, drejtor i këtij instituti në Rubikon ka shpalosur të gjeturat e sondazhit, ndërkaq ka publikuar edhe rezultatin që besohet se do të dalë të dielën.
Sipas asaj që ka prezantuar ai, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese me 37.60 përqind, PDK me 20.50 përqind, LDK 17.80 përqind, AAK 7.2 përqind.







