Rezolutë për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Parlamenti Evropian pritet që në 24 tetor të votojë një rezolutë për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në faqen zyrtare të PE njoftohen bisedimet përsa i përket kësaj rezolute për negociatat me BE.

Debati në PE vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Evropian i tha “jo” hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.Ishte presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili vuri veton për mos hapjen e negociatave. Bashkë me Francën, kundër këtij procesi ishte edhe Holanda me Danimarkën.

Ndërsa çështjes së hapjes së negociatave Këshilli do të rikthehet sërish në pranverën e vitit të ardhshëm.

loading…