Rezarta Shkurta tregon masat mbrojtëse që ka marrë në shtëpi

Qytetarët po marrin masa të ndryshme mbrojtëse kundër koronavirusit.

Shqipëria është shteti që dy ditë më parë ka regjistruar rastet e para me koronavirus, madje numri i të infektuarve ka shkuar në 10.

Kjo gjë ka alarmuar të gjithë, qytetarët tashmë kanë filluar të mbyllen në shtëpi dhe t’i marrin masat e tjera paraprake.

Këngëtarja Rezarta Shkurta, ka ndarë me ndjekësit pamje nga shtëpia, përmes së cilave tregon çfarë masash mori në shtëpi.

Ajo kishte vendosur gjethe dafine, për ta rregulluar ajrin në dhomë para gjumit.

Ndërsa, përmend faktin që është krijuar panik i madh në Shqipëri, ani pse janë vetëm 10 të infektuar.

Por, gjatë ditës së sotme u shënua viktima e parë nga ky virus në Shqipëri, teksa në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë i infektuar.