Emilija Rexhepi

Rexhepi: Marrëveshja me ICO-në do të mundësoj hapje e vendeve të reja të punës e zhvillim ekonomik

Është mbajtur takimin inaugurues i Forumit për Komunitetet jo-shumicë, në të cilën u potencuar rëndësia e nënshkrimit të Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (International Communities Organization.

Kjo marrëveshje, sipas të pranishmëve, do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, tha se kjo marrëveshje do ta formesoj shtetin e Kosovës në zhvillimin ekonomik.

“Me këtë marrëveshje ne do të formësojme shtetin tonë në vitet të cilat vijnë të fokusuar në përkrahjen ndaj sipërmarrjeve vogla dhe hapjen e vendeve të reja të punës, zhvilli ekonomik në disa rajone nga Leposaviqi deri në Dragash”, tha ajo.

Ajo tha se të gjitha komunitet në vend duhet që të punojnë njëra me tjetrën, duke pasur mirëkuptim mes vete.

“Një nga qëllimet më të rëndësishme të këtij forumi do ti jepet përkrahja projekteve që mbrojnë dhe kultivojnë komunitetet si ruajtja e gjuhës së tyre amtare, trashëgimitë kulturore si dëshmie enjë shteti etnik, ruajte të traditave kulturore. Komunitetet shqiptar, boshnjakë, truk e rome të gjitha duhet të punojnë njëra me tjetrën duke pasur mirëkuptim mes vete, ne do të sigurojmë të kanë qasje të gjithë, hapësirë do iu japin edhe mediave nga këto komuniteteve që do e përcjellin aktivitet e tyre”, tha ajo.

Drejtori i Organizatës Ndërkombëtare të Komuniteteve, James Holmes, tha se ka marr zotimin nga kryeministri Albin Kurti, se do të angazhohet sa i përket arritjes së kësaj marrëveshje.

Ai tha se roli i ICO-së është që të përkrah qeverinë dhe komunitete, duke shtuar se marrëveshja e arritur sot shërben për avokimin e të drejtave për komunitete jo shumicë, për promovimin e këtyre të drejtave e shumë çështje të tjera që lidhen me komunitete.

“Kam pasur nderi ta takoj kryeministrin sot, ai konfirmoj zotimin e tij ndaj kësaj nisme dhe ndaj të gjithë asaj që do ta synojmë të gjithë që ta arrijmë. Do të ju them pak për ICO-në jemi një organizatë jo fitim prurese me bazë në Londër, nuk kemi një bashkësi fikse të politikave ose të ideve, synojmë që të punojmë me shtet, komunitet ne mënyre që të krijojmë mundësi të reja dhe kështu ta përmirësojmë jetën e tyre. Roli im këtu është që ta përkrahim qeverinë dhe të gjithë juve. Roli ynë këtu është rol përkrahëse, shpresoj që ky forum ta marr timonin dhe ne ta përkrahim”.

“Nëse e shikojmë marrëveshjen që është nënshkruar sot, që bazohet në Kushtetutë, kjo marrëveshje flet për avokimin e të drejtave për komunitete jo shumicë. Kjo marrëveshje fletë për promovimin e këtyre të drejtave, fletë për të afruar vendimmarrjen më afër njerëzve”, tha ai.