Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj njërit prej themeluesve të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Këtij të fundit i janë lexuar akuzat nga sekretari i Gjykatës Speciale.

“Pika 1: Përndjekje, Pika 2: Burgosje, krim kundër njerëzimit, Pika 3: Ndalim arbitrar, krim lufte, Pika 4: Akte tjera njerëzore, krim kundër njerëzimit, 5: Trajtim mizor, krim lufte, 6: Torturë, krim kundër njerëzimit, Pika 7: Torturë, krim lufte, Pika 8: Vrasje, krim kundër njerëzimit, Pika 9: Vrasje e paligjshme, krim lufte, Pika 10: Zhdukje me forcë e personave krim kundër njerëzimit”, ishin akuzat që sekretari ia lexoi Selimit.

Këto krime sipas prokurorisë janë kryer në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Pas pak, Selimi do të deklarohet për fajësinë në lidhje me këto akuza.