“Rexhep Selimi ka knu në Hagë” – Si ishin fjalosur Haradinaj e Selimi për Gjykatën Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale nën cilësinë e të dyshuarit.

Këtë e ka deklaruar vetë deputeti përmes rrjetit social Facebook.

Selimi në vitin 2004 ishte intervistuar nga hetuesit e Tribunalit të Hagës. Ai ishte marrë në pyetje për aktivitetin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndërsa gjatë asaj kohe, ishte pjesë e AAK-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim, kishte deklaruar se Rexhep Selimi ka kënduar para prokurorisë.

“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. Ska kurgjë të keqe kjo”, ishte thënë kryeministri në dorëheqje.

Për këto deklarime, kishte reaguar tutje edhe vetë Selimi.

Ai kishte thënë se deklarimin e Haradinajt nuk e ka pritur mirë dhe se ajo çka ka thënë kreu i AAK-së, nuk është e vërtetë.

“E kam dëgjuar dhe nuk e kam pritur mirë. Nuk është hera e parë që e kam dëgju. Unë dua të them se Ramushi e di që nuk është ashtu. E di që është rrenë dhe e di burimin e kësaj rene. Po më bën përshtypje pse Ramushi po e knon atë këngë kur e di prej nga vjen. Autori i këngës është Hashim Thaçi, dhe nuk e kuptoj pse Ramushi e ndjek atë”, ishte shprehur Selimi.

Gjykata Speciale ditë më parë ka ftuar edhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin. Këtë e ka bërë të ditur Veseli para medieve ndërsa nuk ka treguar se në çfarë cilësie është i ftuar.

loading…