Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi e ka konfirmuar takimin me Xhavit Halitin e PDK-së dje në Durrës.
Ballkani.info e ka publikuar dje ekskluzivisht një video ku Selimi shihet duke qëndruar në bregdet me Halitin dhe ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasanin.
Ai e ka quajtur takim spontan!
“Ai takim do të ndodhë prapë, se unë nuk jam armik as me Nait Hasanin as me Xhavit Halitin. Kafet i kanë paguar ata”, tha Rexhep Selimi. Në fakt në tavolinë shihen tri shishe të zbrazta të birrës “Corona”!
Për më shumë, shihni edhe një herë këtë video të takimit “spontan” të “armiqve” të përbetuar politikë:







