Infermieri i QKUK-së

Revoltohet infermieri i QKUK-së, heq dorë nga shtesa që i dha Albin Kurti

Infermieri i QKUK-së, Enlirat Duraku i cili paralajmëroi edhe grevë për shtesat që u miratuan të mërkurën nga qeveria e Kosovës e që ishin 150 euro për infermierët, ka vendosur të heqë dorë nga kjo shtesë.

Ai ka thënë se do të kryejë detyrën tij duke e ditur se sa shumë kanë nevojë qytetarët për shërbime mjekësore në këtë kohë, edhe pa shtesën nga qeveria.

Reagimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë,

kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
Reagimi im lidhur me shtesat prej 150€ nga Qeveria e Republikës së Kosovës si kompenzim për profesionistët shëndetësor në betejën antiCOVID, e të cilën e kam konsideruar ofenduese ka ngjallur reagime të shumta dhe të ndryshme si nga qytetarët poashtu edhe nga kolegët.

Duke refuzuar këtë shtesë, marrë parasysh nevojën e madhe që qytetarët kanë për kujdes dhe shërbime infermierore, duke respektuar obligimet kontraktuale me punëdhënësin, kontributin tim në betejën antiCOVID do e jap pa kompenzim shtesë me qëllim të ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit profesional”, ka shkruar ai në reagimin e tij.