Recetë tradicionale shqiptare për të përgatitur 18-20 copë revani me kos.

25 minuta 1 orë 25 minuta

Për të përgatitur brumin

 15 kokrra vezë

 500 g sheqer

 500 g kos

 750 g miell

 5 g sodë buke

Për shurupin (shërbetin)

 1500 g sheqer

 1 s.d. Liker (gotë pije)sipas dëshirës

 1 l ujë

  1. Në një enë thyejmë vezët, hedhim sheqerin, miellin, kosin e sodën e bukës dhe i përziejmë të gjitha së bashku.

2. Në një tavë, në fund e anash, shtrojmë një letër pjekje dhe hedhim në të brumin e përgatitur, duke e hapur në të gjithë tavën në trashësi të njëjtë.

3. E pjekim në furrë me nxehtësi mesatare. Pjekja e revanisë provohet me majën e një thike. Në qoftë se thika vishet me mbeturina brumi nuk është pjekur, në të kundërtën është gati.

4. E nxjerrim nga furra, përmbysim tavën dhe heqim letrën nga revania.

5. E vendosim përsëri në tavë, e presim në racione.

6. Përgatisim shurupin duke valuar ujin me sheqerin dhe pasi të kenë marrë valë i hedhim likerin.

7. Shurupin e lemë rreth 20 Minuta të ftohet mandej ia hedhim revanisë.

Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.

Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.

Përbërësit

Për të përgatitur brumin

 15 kokrra vezë

 500 g sheqer

 500 g kos

 750 g miell

 5 g sodë buke

Për shurupin (shërbetin)

 1500 g sheqer

 1 s.d. Liker (gotë pije)sipas dëshirës

 1 l ujë