Milan Radoiçiq, biznesmen kontrovers, i cili pas sulmit terrorist në Banjskë, u tërhoq nga të gjitha kompanitë në Serbinë qendrore dhe ia la ato Zvonko Veselinoviqit, një tjetër kriminel serb, i dha fund edhe biznesit të tij në Kosovë.
Është mbyllur zyrtarisht edhe restoranti “Grey”, i cili drejtohej nga bashkëshortja e tij Ema Radoiçiq, shkruan Ballkani.info.
Milan Radoiçiq është ende i lirë, edhe pse kundër tij janë duke u zhvilluar procedura penale si në Beograd ashtu edhe në Kosovë për shkak të rastit Banjska dhe vdekjes së katër personave, mes tyre edhe heroit të Kosovës, polici Afrim Bunjaku.
Ai mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.
Edhe pse kanë kaluar një vit e gjysmë nga ajo ngjarje, hetimet në Serbi kanë ngecur.
Ende nuk ka aktakuzë.
Në anën tjetër, i është konfiskuar e gjithë pasuria në Kosovë, e vlerësuar në 3.4 milionë euro dhe sipas Agjencisë Kosovare për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vetëm vila në liqenin e Gazivodës kap vlerën e rreth dy milionë eurove.
Restoranti “Grey”, që gjendet në veri të Mitrovicës, kap vlerën e rreth 400 mijë eurove. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrave Privatë të Serbisë, ai është fshirë nga regjistri dhe është mbyllur, transmeton Nova.rs.
Milan Radoiçiq tani zyrtarisht nuk zotëron asnjë kompani, pasi ai transferoi aksionet e tij në gjithsej pesë kompani te Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko. Në të njëjtën kohë, gruaja e tij doli si investitore në një vilë në Dedinje, në Beograd, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 310 milionë dinarë ose 2.65 milionë euro.
Ajo pronë në bulevardin Princ Aleksandar Karagjorgjeviq ishte regjistruar si pronë e përbashkët e Milan Radoiçiqit dhe gruas së tij Ema, por ndërkohë ai ia kaloi asaj pronën. Në afërsi të vilës ndodhet edhe një mur me Ljiljana Bozhoviqin, gruan e Zvonko Veselinoviqit, Nikola Petroviq, kumbari i Presidentit Aleksandar Vuçiq, një kompani në pronësi të Zvonko Gobeljiq… /Ballkani.info/







