Respektimi i marrëveshjes për targat, Lajçak qëndron sot në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të qëndroj në Kosovë.

Lajçak do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Siç bëhet e ditur, vizita është paralajmëruar për ora 9:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim

Ndryshe, Lajçak ishte të hënën në vizitë në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak tha se me Vuçiq diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.