Reshjet e mëdha të borës bllokojnë rrugën në Qafën e Duhlës, moblizohet Muharremaj FOTO

Reshjet e borës që kanë përfshirë gjithë Kosovën, në orët e mbrëmjes e kanë vështirësuar qarkullimin e veturave në disa akse rrugore.

Situata më e rëndë paraqitet në Qafën e Duhlës.

Në këtë vend ka dalë edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, shkruan Ballkani.info.

“Për momentin jemi tek Qafa e Duhlës dhe ekipet janë në teren, por më duhet t’ju njoftoj se  rrugët për Javor, Luzhnicë, Greiçevc etj janë vështirë te kalueshme, nga reshjet e fundit të borës. Ne do ta bëjmë të pamunduren që të veprojmë  përballë kësaj situate, e cila duket se do të jet e vështirë sonte”, ka shkruar ai.