Reshitaj: Mbetem në AAK, nëse më përjashtojnë do të jem deputete e pavarur

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se në rast që partia e saj vendos për përjashtim atëherë ajo do ta ushtrojë detyrën e deputetes si e pavarur.

Reshitaj ishte deputetja e vetme e AAK-së që mori pjesë në seancën për votimin e presidentit, pavarësisht se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, kishte thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë.

“Mendoj që është një moment historik meqë për herë të dytë u zgjedh një presidente grua. Mund ta them me shumë bindje për herë të parë në histori të vendit kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit. Unë jam pjesë e AAK-së. Nëse më përjashtojnë do të jem kandidate e pavarun por nuk e besoj që do të ndodhë kjo. Ky ka qenë vendimi im”, u shpreh Reshitaj.