Reshitaj kërkon rritje të kapaciteteve në Shërbimin Shëndetësor Emergjent, mbështetet edhe nga ministri Vitia

Ngjarja tragjike në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë gjatë vikendit që lamë pas, ka ngjallur edhe reagime të shumta në lidhje me sistemin shëndetësor emergjent në vend për kapacitet që kemi si shoqërinë në përballimin e të tilla fatkeqësive.

E zëshme në këtë drejtim ka qenë edhe deputetja Albena Reshitaj.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar dhe njëherë qëndrimin e saj duke thënë se institucionet e vendit duhet të reflektojnë në rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Shëndetësor Emergjent në vendin tonë.

E një deklaratë të tillë e ka përkrahur edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia me të arritur në Kosovë nga shteti kroat.

Është fat në fatkeqësi, aksidenti ka ndodhur vetëm pak metra larg stacionin policor dhe reagimi i policisë dhe mbërritja e zjarrfikëseve ka qenë më pak se 3 minuta,. Në anën tjetër ekipet emergjente kanë reaguar shpejtë, fal këtij reagimi secili person që ka qenë gjallë në kohën kur kanë arritur ekipet emergjente kanë shpëtu”, ka deklaruar Vitia.

Ai tutje ka thënë se kjo situatë duhet të shërbej edhe si reflektim për të gjitha institucionet e vendit, në mënyrë që të ketë më shumë trajnime dhe investime në këtë pikë të sistemit shëndetësor.

“Ky është reflektim edhe për ne, edhe për shoqërinë edhe sidomos për Qeverinë e Republikës së Kosovës që të ketë edhe investime edhe trajnime dhe përkushtim më të madh për sektorin e shëndetësisë i cili për momentin nuk është në nivelin e duhur”, ka nënvizuar Vitia.

Të njëjtat fjalë i ka thënë edhe deputetja Reshitaj, duke kërkuar që të shtohen këto kapacitete shëndetësore.

“Sigurimi shëndetësor, Shërbimi i Specializuar Emergjent në të gjitha nivelet primar, sekondar dhe terciar duke zbatuar Ligjin për Shërbimin Mjekësor Emergjent, dhe Sistemi i Informimit Shëndetësor

Ngritja e kapaciteteve për shërbimin klinik emergjent ( hapsinorë, strukturalë, diagnostik , laboratorik, edukimi dhe trajnimi) do të ndikojnë në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe me kohë duke ulur sëmundshmërinë, invaliditetin dhe vdekshmërinë”, ka shkruar ajo.